Nga Denis Dyrnjaja
Ambasadori Amerikan lëshoi sërish sinjale shprese se ata që cilësohen si “Al Capone” të Shqipërisë do të përfundojnë në burg pas miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri këtu shumë mirë e shumë bukur
Por çështja është që këto deklarata bien ndesh me realitetin, sepse në fakt ata që vendosin për miratimin e Byrosë së Hetimit janë vetë Al Caponet e Shqipërisë me të cilët edhe Ambasadorit Amerikan i është dashur të takohet e të negociojë për ligjin në fjalë.
Vallë po nënshkruajnë kapitullimin e tyre me dorën e vet, ata?! Para se të them e pabesueshme më duket e pamendueshme!