Home KRYESORE Amerikan-ski Tallava

Amerikan-ski Tallava

Nga Blerta Haxhiaj

Është për tu marrë lakmi shijeve tona muzikore sepse përveç laramanisë së ndryshme që kemi, kemi dhe një përzierje të kulturave të ndryshme muzikore sepse nuk bëjmë dallimin nëse është muzikë e jona apo është e komshinjëve apo e Armikut bile dhe më mirë muzikën përtej Oqeanit.

Nuk është e vështirë të përcaktohesh në një rrymë muzikore sepse menjhëherë lind nje rryme tjetër muzikore mirëpo një fakt që nuk duhet ta mohojme jemi shumë Art-dashës. Që nga kohërat tona të hershme që kanë rezituar, janë Këngët e Kreshnikëve, apo rapsoditë që përcjellin vlera të rëndësishme për kulturën dhe historinë tone.

Muzika bën revolucion dhe evolucion, pak shqetësues është fakti, implementimi apo shija e pashlyer e tallavase – dhe miksimi i saj më rryma tjera muzikore, ku njëri nga slloganët e famshme të muzikës tallava është “Me tallava bëjme para” – pra me ne Tallava-ja bën revolucion me kapitalizëm, dhe nuk duhet të habitemi me vleren monetarë që qarkullon aty, po aty ka muzike, po aty ka para.

Tinguj muzikore janë aq magjepsës sa mund të hedhin nga shkëmbi edhe Sirenat e famshme të Mitologjisë në Greqinë Antike. Balkani duke qenë vatër e lidhjes kulturore të trojeve të ndryshme muzika tallava është zhvilluar si një subkulturë e normave kulturorë që na karakterizojnë si Hommoballanicus, vlera estetikë e këtyre subkulturave duhet të merrën seriozisht për të ruajtur origjinalitetin e kulturës muzikore sepse nga pikëpamja e kësaj muzika jonë do të shndërrohet në një recital që zhvillohet njëherë e sa vite si shenjë e memorandumit të muzikës shqiptare. Si një virus që sulmon organizmin kjo subkulturë e krijon vatrën e saj dhe sado medikamente të ndryshme nuk mund ta shërojnë.
Origjina e saj nuk është shumë e koklavitur sepse derivon nga ‘minoritetet” ashkalinj, nga etimiologjia e saj ka nje kuptim shume interesant, e cila do të thotë “poshte duarve” duke u referuar kërcimit të saj sepse duart lëvizin në mënyrë delikatë gjatë përformancës se saj. A mund të quhet muzikë Bio? Pse jo! Premisat që e shtyjë këtë të quhet e tillë është se buron natyralisht dhe ajo më një vegel e improvizuar, pse jo, një muzikë e tillë ka vlerat e saj artistike. “partiturat’ e saj natyrore janë aq mirë të përziera saqë ritmi i saj të shtynë të lëvizësh vetëvetiu, pa u shnërruar në një kasetë të prishur që vazhdimisht sillet në vend. Invazioni i saj që ka përfshirë tregun muzikor është shqëtësues dhe nuk mund të sprapset sepse subkultura muzikore e ka krijuar një vatër të pashkatërrueshme. Në Elbasan për ditën e verës më TALLAVA ndërsa në TIranë me Amerikanski-tallava …simbole dhe tinguj që nuk duhet të anashkalohen sepse janë të zhvilluara si subkulturë apo kulturë e kulturës së përzier që kemi ne.

Share: