Nga Zamira Cavo
Sot Partia Socialiste ka Asamblenë e saj. Nese do te ishte me fryme demokratike, kjo asamble do duhej te bente me pare nje krahasim te shkurter mes “partise socialiste” para 23 qershorit dhe asaj pas 23 qershorit. Atehere do te kuptonte se qeverisja (dhe pse ka bere gjera te vlerësueshme per vendin), është shume larg aspiratave te socialisteve te vertete. Mënyra se si ka funksionuar partia ne periudhën e pushtetit është e kritikueshme qofte ne zbatimin e programit te saj qeverises, ashtu dhe ne ate te organizimit te brendshem.
Socialistet e djeshëm, me idealet e tyre per një Shqipëri me te mire me me pak varferi dhe me me shume politika sociale, sot ndjehen te anashkaluar nga Rilindja e cila, si pjese e shtuar nuk arrin te behet organike e PS-se, per shkak te sjelljes se saj politike. Rilindja eshte ne pushtet, Partia Socialite JO! Nese Asmablea e sotme e kapercen kete hendek qe eshte krijuar duke debatuar dhe pranuar gabimet, Partia Socialiste do ringjallet. Ne te kunderten ,jo vetem Partia Socialiste do humbase, por edhe Rilindja do e humbase pushtetin, pasi do humbase mbeshtetjen e socialisteve te vertete!