Nga Anil Frasheri*
Perse baba, perse!
Erdhi si shpejt ky pervjetor per ty baba, shume shpejt.
Me duket sikur mezi ke pritur te me shohesh nga qielli se si jam.
Me shikon keq dhe u merzite?
S’ke pse, keto gjera ndodhin ne jete, ashtu siç te kane ndodhur dhe ty, por ti nuk i durove dot dhe ike ne qiell larg te keqes, cmires dhe pabesive dhe aty je i “qete”.
I vetmi rast qe u tregove “egoist” per veten.
Perse baba, perse!
Mendove se perveç familjes tende qe ju ça zemra do te te kujtonte njeri?!
Nese se di akoma po ta them une djali yt.
Askush nuk do te dije me se ky vend dhe ky teater ka pasur nje aktor me emrin Naim Frasheri qe ka ngritur Teatrin Kombetar bashke me koleget e tjere ( ..me fal qe s’po u them shoket e tu, do ishte hipokrizi..) ne majat me te larta te interpretimit skenik.
Perse bere gjithe ate sakrifice baba, perse?
Nuk mendove se do vinin breza te tjere shume me te talentuar se ty, ndaj dhe ste njohin si aktor, njeri dhe atdhetar.
S’te njohin qe ne Akademi, se s’ka kush tua thote, s’te njohin se ty s’te kujton asnje media qe te shkruhet per Hamletin Shqiptar, Ferdinantin, Gjeneralin, apo Jonuz Brugen tek Familja e Peshkatarit, se i kane luajtur dhe te tjere dhe me mire se ty. Sepse je i vetmi aktor Shekspirian qe nuk ke emrin e ndonje rruge, qofte dhe ne Bathore. Ndaj te them me dhimbje perse baba gjithe ajo sakrifice qe te shkurtoj jeten, perse?!
Perse dole malit dhe luftove per atdheun, perse?!
Perse tu deshin tere ato tituj te larte, perse?!
Perse na mesove dhe ne femijve te tu qe te jemi kokeulur dhe te jetonim te thjesht dhe te na merte frymen sinqeriteti, se i tille ishe dhe ti?
Perse baba, perse?!
Kur bota qe na rrethon eshte e paafte, e pabese dhe mosmirnjohese?!
Perse baba, perse?!
Po te shkruaj por per nje çast bllokohem….Ndjej diçka.
Kthehem me plot bindje qe je ketu prane meje..por s’je.!
Me ngjante sikur po degjoja zerin tende te embel, duart e tua mbi shpatullat e mija qe me ngushellonin gjithmone kur kisha nevoje, por jo!
Gjithçka ishte vetem iluzion, pas meje s’eshte askush e mbi shpatulla ndjej veç dridhje te ftohti, e keshtu perseri mbetem i zhytur ne zhgenjimin e iluzioneve te mia.
Te kam dashur baba, por tani te dua dhe me shume.
E di qe askush s’do te te kujtoj ne kete pervjetor si perhere, por ne femijet e tu sa te kemi fryme.
Sepse ishe babai me i mire ne bote dhe e dyta mbajme mbiemrin tend te madh.
Jemi krenar qe jemi femijet e Jonuz Bruges.
Te ndrihte shpirti babai im aty ku je, dhe mos e ke pishman se je shume me mire atje, se sa ne femijet e tu ne kete toke qe ti i kendoje aq bukur.
I perjetshem kujtimi yt babai im i dashur./VOAL
*Anil Frasheri eshte i biri i aktorit te madh Naim Frasheri