I ftuar në “Zonë e Lirë” Sali Berishs ka qenë më i sinqertë se mendohej në lidhje me koalicionin me Ilir Metën: “Unë kam dhënë dorëheqjen dhe nuk përcaktoj koalicionet. Por mendoj se koalicionet pas zgjedhore përcaktohen nga ajo çfarë votuesit vendosin. Unë nuk isha në 2009 dhe nuk do isha sërish që vendi të përsërisë zgjedhjet, në rast se votuesit nuk I japin asnjë partie shumicën për të qeverisur. Në këtë rastë koalicioni është zgjidhja”,- deklaroi Berisha duke mos përjashtuar koalicionin me LSI-në pas zgjedhjeve. Nderkoheqe kryetari i PD Lulzim Basha e ka thene qarte se nuk nund te kete nje koalicion me LSI duke e bere pergjegjese kete te fundit njesoj me PS.