Departamenti i Shtetit publikoi raportin për trafikun e drogës në botë, ku thekson se Shqipëria është një burim kryesor i trafikut të marijuanës. Por ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shfaq entuziast përpara mediave, teksa tha se raporti ishte një vlerësim për Policinë e Shtetit. I pyetur nga një gazetare se si e komenton faktin se në raport thuhet se Shqipëria është një burim kryesor i prodhimit të marijuanës, Tahiri mbeti pak në vështirësi dhe shtoi cili vend nuk eshte?! duke i i dhene pergjigje vete kesaj auto-pyetje dhe argumentuar se te gjitha vendet jane vende origjine.