Home KRYESORE DASHURIA DHE TRADHETIA

DASHURIA DHE TRADHETIA

Nga Mirela Cela Jorgo

Te pyesesh cfare eshte dashuria, eshte e njejte sikur te pyesesh C’eshte Zoti dhe, prej personave te ndryshem do marresh pergjigje nga me te larmishmet deri tek mos egzistenca e Zotit!

Nëse deri dje, të mungonte harmonia me botën që të rrethon, njeriu që dashuron e mundëson në një shkëmbim të ndërsjelltë ndjenjash. Nëse të ecurës tënde i mungonte muzikaliteti, kur shkon për të takuar njeriun e dashur edhe këpucët këndojnë.

Të gjitha këto që sapo thashë, vihen re nëse kthehesh mbrapa, si një vëzhgim i gjurmëve të dashurisë të cilën për arsye spekullimi po e quajmë të zakonëshme. Kjo sepse lindja e një dashurie romantike, kërkon patjetër edhe një pengesë që duhet kapërcyer. Paskësaj mbyllet drama.

Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë, apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre.

Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja, krahu i djathë i njëri-tjetrit.

Kush do të mund të durojë më shumë pranë tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj, sepse është kaq e kujdessh me në atë që bën.

Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose jo.

Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e konsumon tre herë në ditë dhe që tashmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte këtë gjë.

Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë, apo atë. Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spiunojë njeri dhe se i ashtuquajturi “gardiani grua” nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve.

Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare. Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë dhe sa herë që të pyet se si du ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.

Ndaj si dashuria e tradhëtia nuk janë pasojë e njëra tjetrës, janë njëra tjetra; siamesializëm. Nëse nuk do të ekzistonte tradhëtia, s’kishte për të ekzistuar as dashuria, përndryshe kë do të tradhëtonte tradhëtia? Pra si do të realizohej ajo nëse nuk do të kishte një pikë nga e cila do të largohej?

Nëse nuk do të ekzistonte dashuria s’do të ekzistonte as tradhëtia, përndryshe si do të lindëte ajo nëse njeriu nuk do ta ndjente të nevojëshme të braktiste veten për tu shpërngulur te një qenie tjetër?

Share: