Home KRYESORE Detyra e shqiptarit Sot si Dje, eshte shqiptaria

Detyra e shqiptarit Sot si Dje, eshte shqiptaria

Nga Grid Rroji

Kur para zgjedhjeve te 2013es bashke me koleget e Rrethit te Ferrit parashikonim se perplasja shoqerore ishte e pashmangshme per shkak te sistemit oligargik, hajnor dhe skllaverues te parise shumekush na etiketoi si ” njerezit e Edi Rames”. Ne Tiranen e parise optika e vetme e mundshme eshte ajo qe ka te beje me pushtetin, ose kush do vjedhe me shume nga palet.

Madje ne fjalen e tij perlotese para te skllaveruarve te vet te perjetshem, Marshalli Sali Berisha perdori togfjaleshin “ndikimi i disa forcave brenda dhe jashte vendit per te na rrezuar nga pushteti”. Sic dihet Marshalli i ka shume qejf limonatat post elektorale dhe i duhej tu shpjegonte katundareve te vet pse e dorezoi pushtetin. Mirepo, tanime qe tezat tona jo vetem qe u vertetuan por ato po ripertypen paturpesisht nga Trusti i Geshtenjave te Saliut dhe shume prej sherbyesve opinion-beres te parise, ka ardhur koha qe shqiptaret ta degjojne te verteten perseri ashtu sic eshte, pa bojatisjen e paturshme te Rrulindjes, pa mllefin cinik dhe te anti shqiptar te Trustit dhe pa nenqeshjen kriminale te jenicereve qe i pergjigjen besnikerisht vetem thirrjes se Kryetarit te LukuniSe per interesa klanore.

Kjo eshte e verteta. Palet e parise i shohin shqiptaret si nje turme katundaresh qe meritojne tjua lerosh familjen, nderin, rracen e fisin. Ata na duan thjesht si skllever per te legjitimuar pushtetin e tyre. Ne kete ata nuk kane asnje dallim. Madje punojne te gjithe bashke sipas parimit “njera dore lan tjetren, e te dyja bashke fundshpinen” sepse kur e shohin veten ne pasqyre sado qe mundohen shohin fundin e jo fillimin e shpines.

Ata na kane mashtruar gjate ketyre viteve duke na thene se bota funksionon si kombinat poshtersie, se traditat qe na kane lene te paret jane vetem per zarat e te pazotet, se ai qe ka pare edhe pse i ka bere duke shitur motren trotuareve eshte burre i mire. Nuk eshte se na kane bere budallenj, se ne shqiptaret jemi katundare krenare, te lire ne shpirt dhe kete liri e kerkojme me se pari tek xhepi yne. Dikur te mocmit kane thene ” sa pare ke nxhep, aq tben gjaku”. Mirepo atyre te mocmeve as nuk ju shkonte ndermend ndonjehere maskaralleku dhe llumi qe kane bere keta, dhe nese jua thoje keto gjera duhet ta kishe menduar mire se kerciste plumbi. E pra keta te parise pa dallime na thone qe keshtu eshte bota, dhe duhet te modernizohemi duke ja futur vellait, motres, kusheririt dhe shqiptarit. Vetem keshtu keta munden te na sundojne. Por e dine qe nuk ecen kungulli gjithmone ne uje, ndaj dhe kane frike.

Ata na kane mashtruar gjate kesaj periudhe duke na thene qe komshiun me te cilin kam ndare kripen, buken, hallet e perditshme dhe ku kam gjetur makar nje fjale te mire duhet ta shohim si armik, sepse ai eshte tjetri, komunisti, anti komunisti, demokrati, socialisti a thua se jetojme ne nje xhungel ku per te mbijetuar duhet te behesh jenicer. Nuk eshte se na kane bere budallenj, se ne shqiptaret jemi katundare me vetedije te thelle kombetare, por duke na lene te varfer e kontrolluar mjetet politike, ekonomike e shoqerore na kane mbyllur shtigjet. Kur jemi munduar te ngrihemi politikisht nen frymen kombetare, keta jane friguar dhe kane manipuluar udheheqesit duke ja veshur fajin zhguallut. Mirepo ai zhguall ideologjik kombetar mund te humbe rrugen po nuk zhbehet dhe keta e dine, ndaj dhe kane frike.

Ata po mundohen te na mashtrojne serish duke na thene mos u rebeloni se do gjeni belane. Mirepo ne katundaret shqiptare nuk flasim, per sa kohe qe mendojme se kemi rrugezgjidhje te tjera. Derimesot keta na kane drejtuar drejt mbijeteses me ane te krimit, poshtersise, horrllekut dhe paftyresise. Sot ska me burime, eshte mbyll rubineti dhe keta e dine se kur na cenohen gjerat e shtrenjta ne nuk pyesim as per PeSe’ e as per PeDe’, po do ju kerkojme llogari per paret tona e do ju marrim gjak ne vetull. Ndaj dhe kane frike.

Zgjidhjet ne i kemi, na i kane lene trashegimi do burra te mencem qe kane drejtuar perandori e i kane dhene mend botes. Zgjidhjen na e ka lene amanet Rilindja Kombetare ne kohen e vet, dhe kjo zgjidhje eshte e vetmja edhe sot. Pra, shqiptare te dashur, mos shikoni kisha e xhamia, EdRama, IlirMeta e Salira, klane, ceta e truste felliqesira, feja (detyra) e shqiptarit eshte shqiptaria. Hapi i pare eshte ndarja nga keta kellira, mos u beni vegla te etjes se tyre per sundim, mos i lejoni tju manipulojne. Fajin e kane te gjithe, keta qe jane, ata qe ishin e ata qe mendojne se jua blejne fytyren me pare. Kush ju trajton si skllever meriton te trajtohet si felliqesire. Dje ju ndillte ne vellavrasje Edi dhe lukuniave tij, sot Saliu dhe familja e tij. Iliri ju ofron tju bleje, por pakti me dreqin ju con ne Rreth te Ferrit. Keta jane dreqi me brire, po ju i njihni mos i lejoni me tju terheqin zvarre. Ndryshimi fillin tek ti, vellai jot, fqinji, bashkeqytetasi dhe bashkefshatari. Ti e ke ne dore fatin e shqiptareve. Kjo eshte toka jone dhe nuk ja kemi borxh skllaverine asnje parie.Mendo ate qe do benin stergjysherit tuaj nese dikush do ju merrte fytyren. Ndiq thirrjen e gjakut tend!

Share: