Home KRYESORE Elisa po na tall

Elisa po na tall

Nga Edmond Arizaj

Spiropali. Ish-drejtoresha e doganave. E vetterhequr nga detyra per probleme personale. E perfolur per nje grope mbi 100 milione dollare. E perfolur per taraf. E pashpjegur asnjehere. Ajo vete e patrasparence. E fshehur per pak muaj. Sot e ricikluar sikur s’ka ndodhur asgje.

E shohim sot Elisa Spiropalin ne cdo ekran, teksa na hedh surratit moralin e cdo fushe per te cilen e kane thirrur te jape mendje. Por nuk e shoh askund te me shpjegoje deshtimin ne krye te doganave. Sepse deshtoi, me e pakta. Nuk ishte e afte. Nuk dinte. Nuk ishte per ate pune. Apo qe te dyshojme pak, nuk pati asnje hetim per cka ndodhi gjate kohes qe drejtonte ajo. Hic. E cuan atje. Ndenji nje vit. Po iki, tha, se kam nje ceshtje personale. Kaq e thjeshte. Qe kur, te berit nene, te pengon te besh detyren?! Dakort. Shqiperi hesapi. Bej cte duash. Llogri sí jep njeriu. Llogari s’te kerkon njeri. Shpatulla te ngrohta. Doganat po dihen. Por te pakten mos na tall. Mos dil dite per dite ne ekran. Mos na bej moral perdite. Aq me pak politike.

Ka pasur dikur te tjere kryedoganiere. Edhe ata jepnin doreheqje per ceshtje personale. Por fshiheshin, ne shumicen e rasteve. Iknin nga skena. Perpiqeshin mos te dilnin ne sy te njerezve per nje fare kohe, sa te harroheshin. E me pas te ktheheshin edhe si candidate, apo edhe deputete.

Ndersa Elisa as periudhen e fshehjes nuk e mori. Doli direct ne fushate si kandidate per keshill bashkiak. E tani duhet edhe ta shohim ne cdo ekran perdite. Nuk eshte e vetmja. Ka plot. Dalin ekraneve dhe bejne moralizime pa fund. Sepse askush nuk i hetoi. Sepse nuk kemi pale te ndryshme, por disa koka, ne nje trup.

Dikur fshiheshin. Sot na tallin. Neser do na rrahin.

Share: