Home KRYESORE Erion Veliaj i premton para ne kembim te heshtjes Sazan Gurit…!?

Erion Veliaj i premton para ne kembim te heshtjes Sazan Gurit…!?

Gjatë një përplasje edhe me fyrje të rënda ndërmjet Erion Veliajt kryebashkiak dhe Sazan Gurit kryeambjentalist, ky i fundit ka marrë një premtim surpriz, por edhe po te jete nje shaka ne ekran, mbetet edhe skandaloz nga kryetari i Bashkisë Veliaj.

Duke parë kundërshtinë e ambjentalisitit Guri për ndërtimet tek parku i liqenit, edhe pasi kryebashkiaku e shantazhoi me vendin e punës së djalit në bashki duke ja përmendur disa herë, kaloi në joshje: “Do të paguaj, që të mbyllesh gojën për ndërtimet tek liqeni” – i tha Erion Veliaj Sazan Gurit.

Parimisht një premtim i tillë qofte edhe per te truguar ndonje gje qe publiku nuk e di,  për blerje në këmbim të heshtjes, i bërë publikisht dhe nga një zyrtar i lartë do të kishte shkaktuar tërmet politik kudo. Këtu e sigurtë që nuk do të ndodh.

Sigurisht qe kryetari i bashkise se kryeqytetit ja ka borxh opinionit nje shpjegim te nevojshem per rastin. Perndryshe tregon qe bie dakord me mekanizma jo ligjor per zgjedhje politike. Ky lloj kostumi do ti rrinte ngushte nje politikani te ri si ai!

Share: