“Qeveria e Shteteve të Bashkuara u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj disa gjykatësve të korruptuar”: një masë e tillë u bë e ditur dje në mbrëmje nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari shqiptar, pjesë e programit të ambasadës amerikane të Video Pyetjeve & Përgjigjeve në YouTube, lidhur me korrupsionin në Shqipëri ambasadori Lu shpjegoi se këtyre gjyqtarëve “ju janë refuzuar apo anulluar vizat”.
Sipas Top Channel gjyqtari Gjin Gjoni eshte njeri prej tyre. Me sa duket ky eshte hapi i pare i vendosmerise amerikane per realizimin e Reformes ne Drejtesi. Pyetja e radhes eshte nese do te kemi politikane shqiptare te cileve do u refuzohet viza diplomatike dhe politike e SHBA-se?