Sot Gjykata Kushtetuese vendosi përfundimisht shfuqizimin e neneve me te rendesishme te ligjit famëkeq te gjobave ndaj biznesit, si një ligj antikushtetues. Padia u ngrit nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me Kryetar Nikollaq Neranxin.
“Ja, pra, nese e drejta eshte ne anen tone, ne vetem do fitojme. Nderkohe Gjykata Kushtetuese po shqyrton padine tjeter te bere nga Shoqata jone per ligjin qe parashikon burg per biznesmenet e cila kam besim se do te kthehet patjeter. Te njejtin fat do kete edhe vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes i cili vendosi te denoje biznesin me super taksa.
Padia u dorezua dje nga Shoqata jone ne Gjykate Administrative dhe Apelin Administrativ. Ne do fitojme ne betejat tona sepse jemi heronjte e vertete te ketij vendi. Ne punojme, ndersa drejtues si Erion Veliaj, e thone me percmim emin e nje biznesmeni te suksesshem, sepse te jesh i madh ne biznes ne kete vend, eshte njelloj sikur te kesh bere ndonje krim. Nuk e di se cfare duhet thene per politikane te cilet skane punuar nje dite si sipermarres dhe jetojne ne shtepi me luksoze se e imja,
Gjej rastin tju bej me dije te gjitheve, se beteja ime eshte beteje per mos cenimin e lirire se tregut, nuk kam asnje ambicie apo qellim tjeter. Kush kerkon te beje pis figuren dhe punen time, vetem sa thellon gabimet e tija. Bashkohuni miq me shoqaten tone se kemi rruge te gjate per te bere. Kete vend e kemi bere ne sipermarresit e lire dhe do te vazhdojme ta bejme ne. “ – Shkruan Nikollaq Neranxi kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Treghetareve te Shqiperise