Home KRYESORE Grimca satire nga Helidon Tahiraj

Grimca satire nga Helidon Tahiraj

Eshte turp per nje deputet te mbaje arme dhe mos ta zbraze…

Ta dinte Jezusi se ne Shqiperi, kryetar i Partise se Popullit Kristian do ishte Nard Ndoka edhe nese nuk do e kishin vrare

Nese s’do kishim Ballist Morinen, jo ne France qe s’do shkonim, por as doganen e Morines nuk do kalonim…

Mezi po e pres te dale ai filmi-komedi amerikan per Gerdecin.

Mileti amerikan dhe shqiptar do qeshin me batutat e skenarit dhe ata amerikane dhe shqiptare qe bene skenarin e Gerdecit, do vazhdojne te qeshin me miletin…

Ne nje bote ku akoma pas 5 shekujsh, vendalinjve te Amerikes i’u thuhet “indiane”, do doje kohe qe te hiqet percaktimi “terrorist” per myslymanet…

Sapo mora vesh qe z.Taulant Balla ka qene ne Bruksel dhe dyshohet per vendosje bombash. I siguroj autoritet brukseliane, se jo vetem z. Balla, por asnje shqiptar tjeter nuk ka gisht ne atentate.

Shqiptaret nuk shkaterrojne kurre,… jashte vendit te tyre.

Nuk jam dakord me propozimin e z.Shpetim Idrizi qe kerkon ngritjen e nje permendoreje te cameve te vrare ne Greqi.

Une propozoj qe me leftate tona, permendore t’i ngrijme suliotit Napolon Zerva. Keshtu edhe mesojme dhe kujtojme, qe shqiptareve, me shume i’a u kane futur shqiptaret vete…

Kush di pak anglisht e kupton kengen e Frank Sinatres “New York, New York”. Aty behet fjale per nje te vajtur nga nje qytet i vogel amerikan, ne New York. I kendon mundesive qe jep ky qytet ne aspektin ekonomik. Nuk e di nese amerikanet ne dasem e kendojne kete kenge, se djalin tim amerikan s’ia kam bere dasmen akoma. Di qe neve ne Shqiperi, neper dasma kendojme kengen ” Ku ka si Tirona”, ku ne tekst i thurrim lavde qejfit dhe jo punes…

Sa here shikoj kongrese partishe, bindem se fjala “Delegati”, eshte krijuar nga bashkimi i dy emrave; Dele+gati

Share: