Dy italianë kanë përdorur theksin shqiptar duke u hequr si te tille për të grabitur një pensionist në Itali. Ngjarja ka ndodhur më 19 janar, kur dy burra njëri 46 dhe tjetri 28 vjeç hynë në shtëpinë e të moshuarit, e lidhën atë, e rrahën dhe në fund e grabitën. Por italianët u kapën pasi policia përdori sistemin GPS të vendosur në automjetin “BMW” që u rrëmbye së bashku me 400 eurot e pensionistit dhe një sërë bizhuterish. Pas identifikimit të dy të dyshuarve, policia zbuloi përfshirjen e një të treti, një shtetas të lindur në Fino, por banues në Cadorago. Bashkëpunëtori rezulton të jetë pronari i një kompanie të vogël ndërtimi. Ky i fundit e njihte viktimën. Ky xhvillim hoqi nje peshe publike mbi shqiptaret e Italise qe nese nuk do te kapeshin fajtoret lajmi i “shqiptareve” hajdute do qarkullonte gjate ne Mediat e vendit fqinje!