Nga Lis Bukuroca
Nuk dua të shkruaj më për Ditën e Mësuesit, sepse e kam shqyrtuar në tre artikuj, në mars të vitin 2012, por pas fotografive dhe videove që pash, dua të shtoj shkurtimisht vetëm përshtypjen e krijuar sot: Nxënësit e abuzuar nga të rriturit, më përkujtonin skenat me lule, që fëmijët e manipuluar nga komunistët, detyroheshin t’i dhuronin lule Xhaxhit Enver dhe shokut Tito, edhe atë, pa kuptuar se pse po bënin!
Nëse duhet dhuruar lule, le të bëhet, por vetëm nga prindërit; nga të rriturit, nga ata që kuptojnë aktin që bëjnë dhe që kanë motivin. Na ata që janë të kënaqur me punën dhe rezultatin e mësuesit.Imponimii atij akti fëmijës së mitur, flet për një stisje teatrale, për një parashoqëri, për një shoqëri formale, që dyfytyrësinë e pranon si virtyt dhe me të mburret.
Ose,nëse mbeten lulet, atëherë çdo mësues, kujdestar klase,të blejnënga një çokollatë për nxënësit, nga të cilët merr rrogën. Sepse kjo ditë, nuk është e mësuesit, por e Shkollës Shqipe dhe, nuk mund të festohet ditë mësuesi, duke shpërdoruar apo shpërfillur nxënësin.
Sepse nuk munden pa njëri tjetrin. Sepse ata që u angazhuan në krye të herës, ishin atdhetarë dhe punonin duke rrezikuar jetën; sepse ishin idealistë, e jo si disa arsimtarë që tërë jetën, nuk lexojnë dy dy libra mbi pedagogjinë!
E për didaktikën, e për memorien e shkurtër,e për memorien e afatmesme, e për memorien e afatgjate, e për mënyrën e të mësuarit dhe mbamendjes, as të mos flasim!
Për punën e tyre, le të flasin prindërit dhe të pushojnë me keqtrajtimin e fëmijëve për hipokrizi publike! Për punën e tyre, në mes të tjerash, flet gjendja faktike e përgjithshme. Si në Kuvende, Qeveri, po ashtu dhe në ekonomi dhe kryesisht, në arsim, ku sot festohet dita e mësuesit, të cilit po i del shpirti nga angazhimi dhe kontributi nacional!
Një shoqëri është e pjekur kur pushon me ritualet shmamane, ose kur ritualet i nënshtrohen shqyrtimit racional. Ky akt mirëpo flet deri diku edhe për mosrespektimin e fëmijës në një shoqëri. Pse nuk përpiqet një mësues së paku të gjykojë sipas mundësisë së fëmijës dhe jap përgjigje këtij rituali anakronik? Mënyra se si artikulohen deputetët në Kosovë, si flasin moderatorët nëpër tv, nuk është gjuhë që mund të na bëjë krenar me mësuesit, por as niveli i profesorëve nëpër universitetit, ku më shpesh
doktorojnë njerëzit, se sa gatuhet flija nëpër shtëpi shqiptare. Mënyra se si shprehen shumë mësues e profesorë, është një paralinguistikë e kulluar. E, duke u bazuar në profesionin, duhej ta zotëronin me aq shumë saktësi dhe rutinë, si bujku parmendën. Ata, mirëpo, flasin shqipen pa rregulla gjuhësore dhe janë edhe mësues. Kjo është paralinguistikë.