Home KRYESORE I pa fjalë dhe i pa mendë me Asamblene e PS

I pa fjalë dhe i pa mendë me Asamblene e PS

Nga Tritan Kalo

I pa fjalë dhe i pa mendë…Po dëgjoja mbrëmë me shumë kërshëri zhvillimet në Asamblenë e PS-së, si Organi (po “organ” ama dhe jo llafe) më i lartë i funksionimit të kësaj Partije në hapsirën kohore midis dy kongreseve, dhe mbeta gojëhapur dhe mëndje errësuar nga ato që dëgjoja…

Në 25 vite “demon-kraci” në të vetmin rast kur drejtuesit e vendit ju adresuan SOVRANIT për tu shprehur, ishte Referendumi për Kushtetutën e vendit më 1994, dhe përgjigjia që morën ishte natyrisht negative për të vetmen arësye, sepse kërkoheshin të merreshin mbi supe përgjegjesira që i tejkalonin normat e një shoqërie demokratike, të një shoqërie për të cilën të gjithë aspiruam dhe u ngritëm në këmbë në fiilimvitin 1991…

NËSE Partia Socialiste e ka një STATUT ku qartazi përcaktohen normat e funksionimit të kësaj force politike, përfshirë edhe mënyrën e zgjedhjes së drejtuesit të saj, PSE u dashka krjijuar kjo tymnajvë referendare, në kohën kur vëndi ka nevojë për qartësira politike të atyre që kanë në dorë fatet e tij, sepse jeta socio-ekonomike nuk është “rozë” sikundër përpiqen të na e paraqisin atë, por është “mavijosur” shumë nën peshën e krizës ekonomike dhe rrethanave të politikës globale, të cilat nuk munden të anashkalohen nga një ekonomi e brishtë si e jona…

PËRSE shumë tellallë në PS nuk u ngritën vrulltazi dhe ta akuzonin Kryetarin e tyre se “po kërkon Referendum dhe flet si Saliu”, kur e AI e injoroj Asamblenë, Kongresin dhe vetë Statusin e PS-së duke futur artificën e zgjedhjes së tij nëpërmjet Referendumit (pothuajse në frymë dhe në qëllim të njejtë si ai i 1994), sikundër ata ngrihen dhe përflasin këdo që nuk bën hosanara, apo drejtazi kritikon ose thjesht bën vërejtje për shkeljen e frymës demokratike të forcës më të madhe politike të vendit???…

Mjere Partia dhe vëndi që presin nga këta Asambleistë të “tredhur”!!!

Share: