Home KRYESORE Ilir Meta kunder Erion Veliaj per parkun…

Ilir Meta kunder Erion Veliaj per parkun…

Një nga arsyet e protestave kundër këndit të lojrave tek Liqeni, artikuluar nga shoqëria civile, është mungesa e transparencës dhe kjo duket eshte nenvijezuar nga aleati me i rendesishem i kesaj aleance qeverisese.

Ne fakt, pyetjes së gazetarit të ABC News, Indrit Maraku se çfarë mendonte për këtë park, për të cilin shoqëria civile proteston?- Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe i LSI u shpreh: “Për këtë duhet të pyesni anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak, por megjithëatë mendoj se raporti i Bashkisë me qytetarët duhet të jetë i hapur, duhet të ketë transparence. Kjo çështje ka ndjeshmëri të madhe tek qytetarët edhe për shkak të dëmeve të mëdha që i janë bërë mjedisit në të shkuarën. Transparenca ndihmon për të ulur spekulimet”.

Kush ka memorie politike e di mire qe aleanca tejkalon parime kur nevojitet te mbahet pushteti . Dita dites ne fakt po demostrohet se fircat qe i.mbajne bashkuar Ramen dhe Meten ne pushtet po dobesohen karshi terheqjes se atyre forcave qe i ndajne keta dy politikane me histori te perbashket kryesisht konfliktuale. Pra, ne kete rast qartazi Ilir Meta i kërkoi Erion Veliajt të bëjë transparencë për këtë projekt.

Dhe më këtë rast Meta luan edhe me tre aktoret e rendesishem politik. Ai i kujtoi edhe dy ish-kryetarëve të Bashkisë, Rama dhe Basha dëmet që i kanë bërë mjedisit me lejet e ndërtimit te meparshme. Kjo gje me sa duket behet edhe ti pelqeje Berishes…

Share: