Home KRYESORE Ja si festohet 8 marsi ne Shqiperi

Ja si festohet 8 marsi ne Shqiperi

Nga Gresa Hasa

8 Marsi në Shqipëri:

– dita kur përqindja më madhore e grave kanë bërë punët dhe gjellën një natë më parë për të ngrënë mish në lokal dhe dërrmuar këmbët prej kërcimit majë takave.

– dita e dhuratave pas dajakut mëngjes, drekë, darkë, ditëve të tjera.

– dita kur mëson emra organizatash në mbrojtje të grave që me ç’duket operojnë në vend (inekzistente 365 ditëve të tjera).

– dita kur një pjesë e mirë e grave deputete konfirmojnë rolin si plotësuese kuotash në parlament.

– dita kur njerëzit urojnë mamin, për ditën e mamit (what the fuck?!).

– dita kur sheh tufa grash rrugëve…tufa grash, një pjesë prej të cilave mendojnë se virgjëria është virtyt dhe shpulla ose shqelmi me raste, të merituara.

– dita kur media flet për sakrificën e nënave dhe brishtësinë e gruas, fill pas ndonjë kronike bythësh ose cicash.

Ditë lëtyrë. Ditë dëshpërimi…

Share: