Home KRYESORE Jonulla Rapi i shkruan letër te hapur presidentit Bujar Nishani

Jonulla Rapi i shkruan letër te hapur presidentit Bujar Nishani

Leter e hapur drejtuar Presidentit te Republikes, zotit Bujar Nishani

Edhe pse nga atdheu im me ndan nje oqean mendjen dhe zemren e kam aty, ne vendin tim ku kam lindur une dhe ku linda femijet e mi. Ashtu si te gjithe ne qe me hir a me pahir quhemi emigrante ndjek cdo ngjarje qe ndodh ne Shqiperi, per mire a per keq. Por zemra ma do te degjoj vec mire.

Sot atje la burgun nje vajze e re e denuar per vrasje. Te dera e burgut e priste nje eskorte e tere gazetaresh dhe shoqatash qe mbrojne “te drejtat” ne Shqiperi. (Mungonin vetem perfaqesues te ambasades amerikane per t’i uruar lirimin.) Fjalet e saj te para përpara kamerave ishin falenderim per presidentin qe ia fali denimin, ministrin e drejtesise dhe ne vecanti per Ismail Kadarene. Tani asaj i eshte siguruar nga shteti edhe nje burse per te vazhduar shkollen. (Djalit tim nuk i eshte dhene demshperblimi nga shteti.) N. V. qe denuar per “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Si nene, me gezoi solidariteti i gjithe shtetit dhe i personave publike ne mbrojtje te saj, por ne cast mendja me shkoi te denimi i birit tim 33 vjet me pare, kur ishte disa vjet me i ri se vajza-vrasese. Jane aq vite sa ishte mosha e Krishtit kur e kryqezuan. Renato im nuk e kishte prekur ndonjehere kallashin. Violina ishte profesioni i tij dhe pasioni filmi. Enderronte te behej artist. Ne dekretin e faljes se vajzes-vrasese presidenti Bujar Nishani arsyeton se “falja eshte nje akt human i jashtezakonshem meshire”. Bukur zoti President, por a jeni kujtuar ndonjehere te kerkohet falje nga personi qe nderhyri te ju, nga Ismail Kadareja, per viktimen e tij Renato Rrapi dhe per mizorine qe i beri vajzes se tij 17 vjecare duke ia vrare femijen ne bark?! Mediat ne Shqiperi kane 25 vjet qe e publikojne historine e tim biri te masakruar e te gjymtuar nga Kadareja ne vitet 80 ne Tirane, pasi e gjithe Tirana gumezhinte ato kohe per kete tragjedi shekspiriane.

Po ekzekutori i Renatos, vete Ismail Kadare, a eshte kujtuar ndonjehere te kerkoje falje publike apo te jape ndonje shpjegim per viktimen e tij? Ky veprim i tij ne rastin e marrjes ne mbrojtje te vajzes-vrasese eshte imoralitet i ndërgjegjes se tij, pasi ai mendon se me kete veprim po lan mekatin ndaj vajzes se tij, nipit te tij te palindur dhe birit tim.

Jeta e tij tani po ngjason me ate te Makbethit, qe edhe pse perpiqej t’i lante duart nga gjaku dhe t’i parfumoste me aromat e Orientit, nuk shpetonte dot nga krimi.

Nga Jonulla Rrapi

Share: