Home KRYESORE Karadzic eshte kriminel njesoj si Salah Abdeslam apo Kulibali

Karadzic eshte kriminel njesoj si Salah Abdeslam apo Kulibali

Nga Klodian Tomorri

Terroristet nuk jane vetem ne nje krah. Gjykata Nderkombetare e Hages denoi sot me 40 vjet Radovan Karadzicin, ish liderin e serbeve te Bosnjes per genocid. Ky qendron ne mesin e njerezve me gjakatare ne historine e njerezimit.

Ne vitin 1995 ushtria e Karadzicit kreu ne Bosnje nje nga masakrat me te medha ne histori duke shfarosur te gjithe popullsine mashkullore ne qytetin e Srebrenices.

Plot 8 mije vete. Te gjithe meshkujt mbi 15 vjec te Srebrenices, u ekzekutuan perpara syve te beretave blu, forcave hollandeze te Kombeve te Bashkuara, te cilat ishin aty per te garantuar paqen. Ata qe u vrane ishin te gjithe myslimane dhe te paarmatosur.

mendja e terroritJa pra qe ky Karadzic eshte kriminel njesoj si Salah Abdeslam apo Kulibali, keta terroristet qe sot vrasin njerez te pafajshem.

Sigurisht qe masakra e Srebrenices nuk mund te justifikoje as edhe nje vrasje te vetme e jo me aktet e terrorit. Por kjo “perplasja e qyteterimeve” mes perendimit dhe botes islamike kalon edhe nga ai qytet martir.

Ishin myslimane ata qe u shfarosen te paarmatosur. Ishin te krishtere ata qe i shfarosen. Ishin perendimore ata, qe duhet ti mbronin, por nuk e bene.

Share: