Socialistet e Vlorës e Gjirokastrës jane thirrur per te votuar delegatet për ne kongresin e 19 marsit te PS, duke shënuar edhe mbylljen e procesit te zgjedhjes se anëtareve te kongresit për 12 qarqet e vendit.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi ka vëzhguar procesin ne qytetin e Vlorës, ka deklaruar se mbledhja e forumit me te larte te Partisë Socialiste, nuk është thjesht nje moment i rëndësishëm per forcën politike qe ai drejton, por edhe per qeverisjen e vendit.
Ajo qe bie ne sy ne listën e kandidateve per delegate te kongresit ne Vlore është se emri i pare ne liste është ai i deputetit Koço Kokedhima dhe i kryetarit te PS te Vlorës Edmond Leka, te cilët sipas parashikimeve statutore janë automatikisht delegate ne kongresin e 19 marsit…