Home KRYESORE KOSTO E KOSTOS ZERO ?!

KOSTO E KOSTOS ZERO ?!

Nga Nevila Mullaj

Ekonomia është altari i fakteve të ftohta. Atributi i racionalitetit, si normalitet i gjykimit perëndimor, është shndërruar në luks në kirurgjinë shqiptare të problemeve. Nuk kërkohet të jesh në Olimp, apo  të kesh një background të profilizuar për të perceptuar agoninë e sistemit ekonomik. Mjafton vetëm një inteligjencë mesatare, në papërkulshmëri të dekompleksuar për t’i pagëzuar fenomenet me emrin që meritojnë. Megjithatë, po t’i japim benefitin e dyshimit: a kemi arsye të besojmë se po përjetojmë deflacion, apo jemi përfshirë në mirazhin e volatilitetit financiar? Sidoqoftë, nëse dekadojmë drejt nulit, kostot nuk do të harrojnë të na bashkëshoqërojnë.

 Kosto e Konsumit – Precipitim drejt Varfërisë

  • Konsumi agregat i brendshëm: rënie 3.03% (T2 2015) dhe rritje 1.9% (T3 2015), por më i ulët në krahasim me mesataren e viteve të kaluar.
  • World Bank: 46.1% e popullsisë jeton me 5 $/dita ( shifër e vitit 2015). Risku për të rënë nën nivelin jetik prezent. Nëse një shqiptar mesatarisht do të kishte tre kanale primare burimi financiar: a) renta b) paga c) tituj letrash me vlerë, do të kishte kapital të akumuluar efiçent për të përballuar stanjacionin ekonomik. Ndërkohë GDP per capita 4450 $ (i katërti vend më i varfër në Europë)
  • Paga minimale 15 here më e vogël sesa mesatarja e BE-së. Me këtë buxhet konsumator individi motivohet të kontribuojë në mbijetesë, sesa në boom ekonomik. Rrjedhimisht barazon riskun se konsumi mund të vazhdojë të shfaqë një kuadër rënës të qëndrueshëm.

 Kosto Rritjes Ekonomike – Pa substancë

  • T3 2015 ndryshimi i rritjes ekonomike 2.98%. Kjo rritje duhet analizuar në raport me inflacionin me tendencë rënëse siç është deklaruar nga INSTAT. Cila është vlera e ekonomisë kur nuk projekton substancialisht rritje ekonomike?
  • Norma inflacionit 0.2% (shkurt 2016) larg nga shënjestrimi prej 3% i stabilitetit financiar. Politika e transmisionit monetar edhe pse e orientuar drejt uljes së kostos së parasë, nuk po impakton kënaqshëm në treg, kjo si pasojë e klimës së tendosur të biznesit.
  • ERBD: 2.3% Rritja në raport me menaxhimin financiar të borxhit publik prej 73% nuk satisfaksionon tërësisht objektivin për uljen e tij. Nevoja për të  prodhuar output financiar real është ekzigjencë.

 Kosto e  Papunësisë –  Shok social

  • Norma e papunësisë: 17.7 % deklaruar nga Instat. Indeksi në rritje i papunësisë përbën një alarm socio-ekonomik. Tensioni social ka po aq peshë në ekonomi, po aq sa ekonomia ndërlidhet me zhvillimin social. Më shumë individë jashtë tregut të punës përveçse kosto afatgjatë, janë kontigjent i depresionit psiko-social.
  • 85% punësimit sektor privat. Sektori privat si pilastër kardinal i tregut nuk po performon kënaqshëm. Zinxhirit konsum-prodhim-shërbim duket se i janë dobësuar hallkat.
  • Rritje barrës fiskale të bizneseve 8 herë më e lartë se viti i kaluar për bizneset në Bashkinë e Tiranës, i cili mban peshën e 49% të biznesit vendas. Fryma e ankthit dhe e pasigurisë ekonomike amplifikon riskun e falimentit të biznesve, nqs ato nuk kanë më surplus turnover për të mbuluar shpenzimet.  Nëse biznesi po tkurret, kush do prodhojë punësim? Atëherë do të mbështetemi tek Investimet ( investimet në rënie 10% më pak sipas BSH në T3 2015)
  • Rritje e pagesës së sigurimeve 3.2 herë më shumë për profesionet e lira. Kalkulimi i pagës referencë në disproporcjon me fitimin, kjo do të rrisi çmimet e shërbimeve të tyre duke penalizuar konsumatorin fundor.
  1. Kosto  Prodhuese – Jo kompetitiv
  • CPI e Eurozonës: -0.2% shkurt 2016. Efekti prej presioneve të jashtme deflacioniste qëndron. Mbi 80% e tregtisë së Shqipërisë kryhet me BE-në.
  • Çmimi naftës në bursë në rritje: 84$ (US oil) Koha për strategjizim të politikave industriale efiçente për të suportuar rritjen e eksportit si dhe stimulimi i kërkesës së brendshme për import të jashtëm.
  • Indeksi Çmimeve të Prodhimit: -2.3% T4 2015 ku ulja më e lartë cilëson çmimet në industrinë nxjerrëse të naftës. Rënia implikon kontraktim të prodhimit të brendshëm, mungesë të kerkesës së brendshme dhe të jashtme. Në këto kushtet e bottom out në rritje të çmimeve të naftës crudo, prodhimi vendas mund të gjejë hapësira për të rikuperuar në rentabilitet.
Share: