Home KRYESORE Krishti sipas Artan Fuges…

Krishti sipas Artan Fuges…

Nga Artan Fuga

Mos e censurojme kuptimin e Dites. Mjaft censurohet arsyeja me propagande cdo dite te shekullit. Nje dite te vetme te themi te verteten qe ja fshehim vetvetes.

Korrupsioni material, sikurse dhe vetem pasurimi, nuk shpeton dot askend. E zbuloi Ai, eshte e pamundur. Kjo eshte Pashka.

REFORMA UNIVERSALE E DREJTESISE TE VERTETE.

E kryqezuan Ate sepse ishte i mire, i ditur, dhe donte ta shpetonte njerezimin e kombit te vet, dhe pastaj me gjere sesa aq, nga vuajtjet e jetes ne Toke.

E goditen ata qe u cenonte genjeshtrat, e tradhetoi shoku dhe miku i vet, ne mes te gostise, e dinte, pa kenduar gjeli tre here, e mohuan miqte, populli qe e ndiqte rrugeve dhe mrekullohej kur ai sillte driten e syve, iku nga syte kembet prej frike, okupatori ftohte e ekzekutoi, vetem Nena dhe Dikush tjeter i qendroi atje poshte kryqit.

Vetem mbi Kryq, sepse nuk linte vetem askend. Per here te pare te ultin e kishte bere te larte.

Kishte zhvleresuar pasurite, pushtetet, karrierat, poshtersite, duke vertetuar se ne fund te llogarise ato nuk te shpetojne dot nga Gjykimi i Fundit.

Ajo qe te ndjell, pikerisht aty eshte fatkeqesia.

Nuk kishte menyre tjeter qe t’u hapte syte vecse duke pranuar fatin e tij dhe te ishte paqesor karshi ndeshkimit.

Pranimi i ndeshkimit qe i erdhi nga ata qe u beri mire, ishte e mira e fundit qe po u bente.

Askush nuk tha se cila eshte specifika e kesaj sakrifice. Folen per besimin dhe te varferin. Por, te gjitha festat fetare per besimin flasin.

E harruan sakrificen, nuk ua ze gjuha llafin sepse pasuria, fuqia, kryqezojne te miren. Por, te gjitha zhduken, kurse e mira jeton pavdeksisht. Nuk eshte materie si te gjitha gjerat e vdekshme ne bote. As ushtria, as paraja, as keshtjellat nuk mbrojne dot kend nga fundi. Sa me te medha t’i kete keto aq me shume do ta ndjeje disfaten.

Ky eshte rregulli i Qiellit, MISTERIOZ, qe nuk ka ligj te Tokes ta ndryshoje. Prandaj, Ai thoshte se qendronte mbi ligjin. Ligji i Tij ishte dashuria.

Duke e kryqezuar i dhane pavdekesine. Ata u harruan, Ai mbeti. Por, u tregoi edhe te tjereve sesi mund te shpetojne nga frika e Vdekjes, duke e tejkaluar ate.

Ai e kaloi njeriun nga permasa e materies, ne ate te shpirtit. Dhe lind-vdekja, aq e perhapur ne boten materiale, nuk mund te aplikohet te shpirti.

Ai e kishte kuptuar kete, ndaj mes dhimbjes, lumturohej nga ndeshkimi. I vendosen kurore me gjemba ne koke. Kujtonin se po e poshteronin, padashje i dhane vleresimin maksimal, vuajtjen.

Po e vdisnin duke i dhene pavdeksine.

Zoterimi i egos, e mposht trupin duke e cliruar njeriun, e futur ate ne boten shpirtore te perjetesise, qe as lind e as vdes.

Shpirterisht njeriun nuk vdes sepse nuk ka lindur. Nuk lind dot. Eshte vazhdimesi. Shpirterisht njeriu as vdes e as lind dot. Eshte pertej lind-vdekjes.

Roberit e parase, pushtetit, egos, denojne veten me mundim sepse e lidhin veten me trupin.

Kjo eshte sfida e njeriut.

Te fundit dalin te paret…

Share: