Home KRYESORE Luela, 7 marsi dhe mesueset qe kane frike edhe te bejne “like”...

Luela, 7 marsi dhe mesueset qe kane frike edhe te bejne “like” ne FB

Nga Majlinda Keta

Nuk di pse ky 7 marsi i sivjetem po me vjen i trishte……por Luela, vajza qe sapo njoha tek Kendi i Lojrave “7 xhuxhat” ku po defrehesha me Etualin, m’i ndali mendimet e trishta me nje fjali te vetme: “Mami, tani do ikim ti blej lulet mesueses!”.

Si nje zogez e bukur hidhej e perdridhej para mamase dhe shprehte vec gezim per defrimin e rradhes qe e priste, realisht defrim se fytyra e saj plot jete dhe syte qe i qeshnin mbajten po te njejtin emocion si dhe ne momentin e xhiros me tren ndersa une e pashe per here te pare.
– E do zyshen?
Po, shuuuuume- u pergjigjigj ajo.
– Po, Luela, zysha duhet shume, sidomos ne moshen tende. Edhe une i kam dashur dhe i dua shume, edukatore Shobin, Dhuraten, zysh Lenin, mesuesen e klases se pare, zysh Lumen e shume te tjera.
Yyyyy sa zysha deshke ti? Une vetem 1.
– Po ti do behesh zyshe Luela?
Jooooo.

Me befasoi, lulet po ja blente, profesionin nuk ja donte ! Nuk di sa kuptoi Etuali por nuk do me pelqente qe ajo nje dite te kishte te njejtin qendrim me Luelen(e cila uroj te ndrroje mendje rruges smile emoticon. Ne fakt, Luele e dashur dhe e embel mbase ti e ndjen se sa lodhet dhe sa stres ka mesuesja jote ndersa ju edukon ju. Besoja lodhjen dhe respektoja stresin pasi ti pak di se ne 25 vjet, profesioni i saj nuk u respektua asnjehere sa duhet.

Dikur, para 25 vjeteve, ajo kishte nje diference nje diference maksimale vetem 30% me rrogen e ministrit te vet sot e ka mbi 300%. Mesuesja jote Luela eshte me e stresuar se ajo eshte e pasigurt ne vendin e saj te punes… qetesine mund t’ja prishe nje “Test” me pyetje te cuditshme nga nje “supermen” pushteti politik qe mund te kete mbaruar me “kalueshem” ne shkolle dhe qe ka paturpesine qe piket e vena per mesuesen t’i deklaroje ne gazeta pa patur detyrimin etik te respektimit te mundesise se reklamimit te rezultatit apo te dergimit te tij ne zarf te mbyllur si pjese e privacise se respektuar.

Me pas keto “nota” dhe ca te tjera nga ekipe qe terrorizojne me shume se motivojne per pune, sherbejne per ‘spastrime” edhe ne mes te vitit shkollor pa pyetur per Kontrata Pune.

Por, mos u habit qe te gjitha keto te sherbejne edhe per hapjen e ndonje “Shkolle private per drejtues ne arsim” qe do ta drejtoje vete supermeni apo per para mbeshtetese per ndonje Universitet Privat qe merr licensen per kete lloj “shkolle” 1 dite para se Kryeministri ta deklaroje qe “Kjo eshte reforma qe nuk eshte bere 25 vjet ne kete vend”.

Keshtu, mesuesja jote qe ti mezi pret ti dhurosh lulet neser, eshte e pasigurt, nen stres dhe mbi te gjitha ka humbur edhe avokatet e saj, Sindikatat. ato e kane lene ne meshire te fatit se jane trembur per kerkesa dhe greva kesaj kohe pasi jane bere pale me supermenin, hane e ndajne cdo gje dhe kane harruar kohen e pak viteve me pare kur me forcen e tyre rrezikonin e ekzistencen e qeverise.

Luele e dashur, duaje shume dhe respektoje mesuesen tende! Duaje dhe besoje se ajo ben me te miren edhe pse gjithshka thashe me lart synon ta ktheje ate:
– ne nje mendjetrup pa liri per te menduar e gjykuar supermenin reformator,
– pa dinjitet dhe krijueshmeri ne zotesite dhe kompetencat e saj qe i deshmon diploma e universitetit dhe institucionet shteterore te profilizuara per kualifikimin e saj,
– pa force kundershtuese dhe “rrebeluese” ne emer te te drejtave qe ja njeh Kontrata e Punes.

…Luele e dashur, beso dhe konfido tek mesuesja jote per gjithshka qe te duket se prek qetesine e mendjes dhe trupit tend. Beje kete se ajo eshte nene dhe te kupton me forcen e mendjes dhe kuron “semundjet” me magjine e shpirtit.

…Luele e embel degjoje me durim dhe komuniko pa fund per cfaredo pyetje qe te kesh per jeten dhe mos u habit se mund te thote “Te kthej pergjigje neser pasi te konsultohem me libra dhe kolege”. Kete veprim te saj cmoje dhe beje edhe ti ne jeten tende, edhe nese behesh Kryeministre e ketij vendi.

…Nuk po e zgjas shume se e di qe tani po shkruaj jo vetem per Ty e embla vogel, por po shkruaj se e KAM per DETYRE ndersa jetoj mes tyre dhe me shqetesimet e tyre POR mbi te gjitha se dua qe mesuesia te mbetet profesioni nder me te zgjedhurit nga te rinjte ne kete vend dhe e di pse?

Sepse mesuesi i vertete, edukatori ne detyre, NUK KONCENSIONON asgje nga detyrimet qe i ka ketij kombi, shtetit. Ai ve mbi gjithshka FEMIJEN si pjese e idealit profesional dhe i tille mbetet deri ne vdekje. Ai e do dhe cmon shume lirine dhe dinjitetin e gjitheseicilit.

…Une kam njohur plot te tille, Dhuraten, Lenin, Lumen, Zamiren, Zanen, Sonjen , … UROJ qe edhe TI t’i duash shume mesuesit e shumte qe do kesh ne jeten tende.
Ti nuk mesove qe edhe une jam nje mesuese…ndaj dhe fola aq gjate me ty EDHE aty tek “7 xhuxhat” ndersa ti defreheshe me ate fytyren engjellore qe neser do ta kete fat mesuesja jote ti lexoje dhe degjoje urimin magjik:

“Gezuar Festen mesuese! Gezuar 7 marsin shkolla shqiptare, kudo qe je dhe sherben!”

Share: