Tani pra mandati i deputetit Koço Kokëdhima do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, pas votimit në seancën parlamentare. Ne fakt me 106 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime, është kjo gjykatë që do të shqyrtojë rastin e konfliktit të interesit për deputetin socialist. Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit të Vlorës, duke akuzuar atë se ka përfituar fonde publike pasi është zgjedhur deputet, por kjo është kundërshtuar nga i zgjedhuri socialist edhe në këtë seancë e cili i është referuar vetem ores e cila ndante marrjen e mandatit nga firma per biznesin vetëm per pak ore. Kokedhime deklaroi se do ta gëzoje mandatin deri ne fund te ditës se fundit parashikuar ne legjislature .