Home KRYESORE Manjani: Gati procedurat e shkarkimit per gjyqtaret e listës amerikane te refuzimit

Manjani: Gati procedurat e shkarkimit per gjyqtaret e listës amerikane te refuzimit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se është gati të nisë çdo procedurë shkarkimi për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që ndodhen në listën e ambasadës amerikane. Reagimi i Manjanit ka ardhur pas deklaratave të një ditë me parë të ambasadorit Lu për ndalimin e hyrjes në SHBA të Prokrorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Manjani tha se si ministër i Drejtësisë më duhet të them që jam i gatshëm të çel që tani procedurat e shkarkimit për cilindo gjyqtar, apo sugjeroj shkarkimin e cilido prokurori, i cili gjendet në listën e kësaj natyre, sigurisht duke bërë edhe verifikimet e nevojshme.

Share: