Home KRYESORE Mbledhja e grupit PS, Rama Blushit: vagabond, shpifës dhe i pafytyre!

Mbledhja e grupit PS, Rama Blushit: vagabond, shpifës dhe i pafytyre!

Duket se me debate të ashpra mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të PS Edi Rama, është shoqëruar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur më shumë se 60 minuta. Blushi dhe Rama kanë debatuar me tone të ashpra në mbledhjen e PS në selinë rozë, ku të pranishëm ishin edhe deputetët e PS. Sipas Syri.Net, debatet mes tyre kanë kapërcyer edhe shkallën normale të diskutimit, pasi që të dy kanë kaluar në ofendime reciproke. Ndërkohë që deputetët e tjerë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar nuk kanë ndërhyrë. Fillimisht ka patur diskutim nga deputetët për incidentin që ndodhi në Pallatin e Sportit në Elbasan, e më pas diskutimi u fokusua ndërmjet Edi Ramës dhe Ben Blushit. Sipas gazetes Shqiptrja.com Rama e ka quajtur deputetin Blushi, Vagabond, shifes dhe i pafytyre, dhe ky i fundit i eshte pergjigjur duke thene me pas se ngjarja ne Elbasan ka qene organizuar nga kryeministri.

Share: