Home KRYESORE MESUESJA E PARE

MESUESJA E PARE

Nga Alban Bala

Nuk jeton me mesuesja ime e pare.
Kujtesa tani mbjell lule mbi nje fletore mermeri
Dhe une bukurshkrimin e humba.

E mbaj mend si me terhiqte rrugeve te panjohura
Nga zeri
Qe i shkelqente mes gishtave te care;
Ne xhep – nje gurabie te thare dhe shkumsa.

Me donte shume, por ma tha ndryshe botes.
Vinte ere te mire, vishej paster dhe krihej kujdesshem
Ishte e varfer, e bukur dhe qeshur
Si dita e pare e pranveres.

Iku papritur si dashurite e medha.
La mbrapa vetem nje fletore mermeri
Dhe shume lule…

Tani kam droje te kthehem tek klasa e pare
Kujtesa mund te mos dije ta shkruaje aq bukur
Fjalen mesuese.

Share: