Home KRYESORE Miratohet marreveshja e Transporti Shqiperi – Serbi

Miratohet marreveshja e Transporti Shqiperi – Serbi

Qeveria e Tiranes ka miratuar në parim marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë për transportin ndërrkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.  Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme te qeverisë Rama

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi:     

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Share: