Home KRYESORE Mireserdhet ne Vlore…!

Mireserdhet ne Vlore…!

Nga Arben Abazaj

Pamja e ketij qyteti zor se tregon per nje qender normale banimi, madje as per qytet apo fshat gjithsesi, as per nje zone industriale, kantier ndertimi, e aq me pak, aq me pak akoma per nje qytet me prioritet turizmin.

Gjithshka eshte fantazma e nje iluzioni deshperues qe ka hedhur rrenje ne gjithe hapesiren e tij. Prej mese tre vjetesh pjesa me atraktive e tij, shetitorja e bregdetit mbahet nen nje gjendje shkaterrimi, rrenojash, germadhash, mungese ndricimi dhe mundesie normale shetitjeje, duke bere te mundur qe vete qyteti te humbase poziten favorizuese qe ka ne lidhje me zhvillimin e turizmit.

Dhe ne e dime shume mire cfare do te thote kjo per ekonomine e nje qyteti qe nuk prodhon asgje tjeter, por gjithe investimet i ka ne kete drejtim. Eshte vrasje, vrasje me dashje dhe me qellim! Kjo i kalon kufijt e turpit, apo maskarades, kjo eshte ta egzekutosh nje qytet te tere, pa gjyq, pa ligj, pa asnje arsye vec dashakeqesise!

  • Mireserdhet ne Vlore!

    vlora1Permes dhjetra e dhjetra mungesash, si uji, rruget, trotuaret, ndricimet, te shokon edhe me heshtjen e saj dhe te banoreve te saj, a thua se zbatojne kodin e sjelljes ne nje funeral, dhe vertet, eshte kthyer ne qytetin varreze te shpreses!

 

Share: