Home KRYESORE NATO, kjo Aleance e Lirise dhe Demokracise

NATO, kjo Aleance e Lirise dhe Demokracise

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kur u themelua NATO ne vitin 1949 me Traktatin e Washingtonit, Presidenti i ShBA, Ajzenhaueri e quajti “Aleanca e Lirise”.

Nga koha e themelimit kane kaluar 67 vjet dhe NATO i qendron pa u tundur misionit te saj si aleance lirie. As konfrontimi, as deteranca dhe as rikonfrontimi i Luftes se Ftohte nuk e shmangen NATO-n nga misioni i lirise.

Renia e Murit te Berlinit, ribashkimi i Gjermanise, shperberjet e BRSS, Federates Cekosllovake dhe Jugosllavise e ne teresi renia e “Perdes se Hekurt” Lindje-Perendim nuk e luajten NATO nga i njejti mision si gardiani i lirise.

Mbas ndryshimeve gjeopolitike globale mbas viteve ’90-te NATO zgjeroi misionin e saj te lirise edhe me ate te demokracise dhe te drejtat e njeriut.

Me kete dimension te ri NATO u be “Alliance for liberty and freedom”, duke synuar qe vlerat e lirise te universalizohen krahas atyre te demokracise dhe te drejtave te njeriut.

Kosova ishte i pari vend dhe Kosovaret i pari popull qe provouan me sukses te plote realizimin e misionit te dyte madhor te NATO-s. Ky eshte misioni i NATO-s si “Aleance e Lirise, Demokracise dhe te Drejtave te Njeriut”.

Share: