Home KRYESORE Ne Brazil arrestohet nr. 2 i Facebook

Ne Brazil arrestohet nr. 2 i Facebook

Policia federale braziliane ka arrestuar në Sao Paolo zv.presidentin e “Facebook”-ut për Amerikën Latine, Diego Dzodan.

Sipas policisë, numri dy i kolosit social virtual, ka penguar hetimin e policisë për marrjen e disa të dhënave nga ‘WhatsApp” të shoqërisë së grupit “Facebook”, të cilësuara të rëndësishme në kuadër të një investigimi kriminal. Forcat e rendit kanë vepruar pas mandatit të një gjykatësi të qytetit Lagartos në shtetin e Sergipes.

Arrestimi i Dzodan, ka ardhur pas një “mungese të përsëritur të urdhrit të gjykatës” për të lejuar dorëzimin e disa të dhënave në kuadër të një hetimi mbi trafikun e lëndëve narkotike, sipas asaj që është bërë e ditur nga policia.

Dzodan, i cili është me kombësi argjentinase, po shkonte në punë në lagjen ‘Itaim Bibi’, në zonën jugore të qytetit të madh brazilian. Krerët e “Facebook”-ut, nuk kanë dashur për momentin të komentojnë arrestimin e drejtuesit të tyre, por te dhenat personale ne nje rrjet transnaciinal jane ne perputhje me standardet nderkombetare te se Drejtes te Jetes Private.

Share: