Nga Sokol Shameti
Greqia është vendi i fundit që ka dëbuar një qytetar shqiptar dhe e ka shpallur të padëshirueshëm për shkak të veprimtarisë së tij në favor të interesit kombëtar shqiptar. E kam fjalën për rastin e gazetarit Marin Mema çështja e të cilit u diskutua edhe në Parlamentin Evropian.
Nga sot, duhet ta korrigjojmë këtë pohim. Greqia me të cilën na ndan një ligj lufte e një histori armiqësie, është vetëm vendi i parafundit që e bën këtë. Vendi i fundit është Kosova. Qeveria e ish-titistit Isa Mustafa ka arrestuar dhe shpallur të padëshirueshëm Boiken Abazin, qytetar shqiptar, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Çfarë po na thotë qeveria e Kosovës kështu? Që nëse je serb dhe punon për interesat e Serbisë bëhesh ministër e deputet, ndërsa po ishe shqiptar që punon për interesat kombëtare je i padëshirueshëm?
Kjo e mbushi kupën! Përfundimisht!!!!