Nga Ylli Dylgjeri
Në kuadrin e “Antarsohu sot”, Shkodra dje na dha sërisht një prurje të re. Dje mësova se me prurje të reja nuk ka lidhje mosha, por hyrja (new entry) në PS.
Prurja më e fundit ishte e aktorit shkodran Bruno Shllaku, i datëlindjes 1956. Pra, plot 60 vjeç, mori dokumentit e antarit të PS-së. Një aktor i njohur, pa role sot në Teatër, por me rol të madh në PS.
URIME Bruno!
Mesazhi ishte kuptimplotë. Shtimi i rradhëve të PS-së pa dallim diskriminimi, moshe, seksi, apo shmangje nga gjinia.
Devizat për këdo te intetesuar janë: -Nuk ka rëndësi sa vjeç je, po sa ndihesh!
-Nuk ka rëndësi se çmendim ke për Partinë, por rëndësi ka çmendon për kryetarin! Tjetër.
Ne që e ndiqnim nga ekrani, u ngarkuam edhe me emocionet e të Antarsuarit, që nënkuptonin shprehjen e hershme shkodrane: u shkrimë si qiri (qiriu) për këtë parti…dhe ja vjen një ditë që duartrokasim nga “Kafja e Madhe”.
Njëherësh, nuk ka rëndesi sa vite të mbeten prapa për kontribut, sepse PS nuk është Institut Sigurimesh Shoqërore. Është forcë politike ndryshe, gjithë vitalitet. Dhe vitaliteti ka rëndësi në bazë, në antarësi, e jo në qeverisje. Qeverisja duhet të jetë e re, mundësisht Giorgo Armani, e jo Bruno Shllaku.
Problemi i vetëm që mund të dalë nga ky antarsim eshte se na u rrit pak mosha si koalicion me LSI-në. Por… punë që rregullohet.Ka zera qe sot mund te mare tesren e PS edhe i nderuari Maks Velo, Uran Butka, dhe Ilir Kerni.Kaq!