Home KRYESORE OSHEE kërkoi 8 mln euro nga Ismailaj, gjykata nuk pranon.

OSHEE kërkoi 8 mln euro nga Ismailaj, gjykata nuk pranon.

Gjykata e Tiranës nisi procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “pastrim të parave” dhe “mashtrim” në bashkëpunim ne aferen CEZ-DIA.

Séanca gjyqësore nisi me debate mes gjykatës dhe përfaqësuesve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të pranishëm në sallën e gjyqit.

Ata kërkuan nga gjykata, që krahas hetimit gjyqësor të pranoje në processin penal edhe padin civile të OSHEE-së që kërkon që Ismailaj të paguaje në formën e dëmshpërblimi rreth 8 mln euro.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, duke sjell një reagim të ashpër të përfaqësuesit të OSHEE-së, i cili tha se ishte një vendim padrejtë që favorizon të pandehurin.

Share: