Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha tha për mediat se nesër do të bllokohet parlamenti nëse mazhoranca nuk miraton aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit.
“Sot me Grupin e PD-së kemi diskutuar gjatë dhe vendimi është bllokimi i seancës së nesërme parlamentare nga PD-ja nëse mazhoranca nuk reflekton, se nesër është afati i fundit i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së nuk do të ketë sulm me vezë, por bllokim të punimeve të Kuvendit. Opozita kërkon largimin me ligj nga Kuvendi të deputetit Armando Prenga dhe hetimin e tre deputetëve të tjerë, respektivisht Koço Kokëdhima, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli