Nesër datë 14 mars, grupimi Per Publiken, ndërmerr nismën për të informuar qytetarët në lidhje me betonizimin e Liqenit Artificial.
Të gjithë ata që janë të paqartë e të hutuar nga politika e propaganda qeverisëse në lidhje me ndërtimin e Këndit të Lojërave në Parkun e Liqenit, i ftojmë nesër të kalojnë vetëm 5 minuta me #PerPubliken për të kuptuar qartë se pse duhet të organizohemi dhe luftojmë së bashku këtë padrejtësi.
Nesër do të na gjeni:
Paradite, nga ora 11:00 e në vijim
-Te Liqeni
-Te Parku Rinia
-Në sheshin Skënderbej
Pasdite, nga ora 16:30 e në vijim
-Te Liqeni
Informacioni është një pushtet që qeverisja po jua mohon, sepse ka frikë nga ju. Ejani të mësoni të vërtetat që nuk po ju thonë!
Nisma #PërPublike