Nga Elena Kocaqi
Kohet e fundit te gjitha vendet e Ballkanit, veç Greqisë nënshkruan një marrëveshje me Austrinë për te ndaluar fluksin e miliona emigrantëve qe priten te vijnë nga vendet e Afrikës dhe Azisë sapo te filloj pranvera. Bllokimi ka nisur ne Maqedoni dhe Mongerini po vjen ne Shqipëri. Thuhet se vjen për prioritete e vendosura nga Bashkimi Evropian, por ne fakt ne kushtet ku gjendet BE tani, as e konsideron me punën e zgjerimit.
Është e qartë qe me justifikimin e prioriteteve, zonja do vij tu bej qejfin politikanëve tanë dhe te marri atë qe do nga Shqipëria, ashtu siç beri Kerry dy jave me pare. Duke qene se Greqia pritet te pushtohet nga miliona emigrante qe duan te shkojnë ne Evropën Perëndimore dhe Austria ka mbyllur kufirin, atëherë rreziku për Shqipërinë është tepër i madh, madje me i madh se edhe për Greqinë.
Kjo mbart rreziqe te cilat nuk mund ti përballojnë edhe vende shume te fuqishme. Nëse politika shqiptare gënjehet, me disa premtime boshe dhe dhelpërore te BE, dhe premtonë qofte dhe kalim te tyre transit nga Shqipëria, kjo do te jete katastrofike. Pse? Sepse me mbylljen e kufijve nga vendet e tjera parashikohet qe ne Greqi dhe Shqipëri te bllokohen miliona njerëz, te cilët as nuk ke mundësi ti deportosh sepse shumica prej tyre eliminojnë dokumentet e identifikimit. Pasojat e kësaj për shqiptaret dhe Shqipërinë do te jenë tragjike.
Nga ana tjetër BE- se, ju desh 20 vjet te lejonte udhëtimin pa viza për shqiptaret dhe aktualisht edhe sot mban te bllokuar Kosovën. BE kurrë nuk u preokupua kur me qindra shqiptar u mbyten ne Adriatik dhe vdiqën ne kufi? Ne jemi vendi me i varfër ne Evrope dhe na ka emigruar gjysma e popullsisë, te cilëve Evropa nuk ju jep as te drejtën për te punuar. BE kurrë nuk ka investuar para ne ekonominë shqiptare. BE është një projekt politik qe sot është, nesër nuk është, shqiptaret janë këtu prej mijëra vjetësh.
Politikanet shqiptare duhet te rrinë larg aventurave kaq te rrezikshme. Te hapesh kufijt ne një kohe qe te gjithë po i mbyllin, është vetëvrasje. Shpresoj qe këtyre politikanëve tanë nëse u ka mbetur pak mend, dinjitet dhe përgjegjësi te mos i hyjnë aventurave te tilla, se jo vetëm do humbin pushtetin por edhe Shqipërinë.