Home KRYESORE Preç Zogajt Ardit Gjebreas, Lakmia për para s’po njeh mëshirë!

Preç Zogajt Ardit Gjebreas, Lakmia për para s’po njeh mëshirë!

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj drejton gishtin tek Ardit Gjebrea për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut në emisionin “E Diela shqiptare”. Zogaj në një shkrim te “Panorama”, është i ashpër me Gjebrean kur shprehet “Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Sindroma e audiencës me çdo çmim dha një shfaqje tronditëse këto ditë. Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Lakmia ka sy flakërues, por nuk ka fe, nuk ka mëshirë. Si mund të ndalet, si mund të korrigjohet kjo mynxyrë? Duhet të besojmë kurdoherë në zgjimin dhe rizgjimin e ndërgjegjes profesionale të gazetarëve”- shkruan Zogaj qe thekson se jemi në shpërfytyrimin e gazetarisë profesionale dhe ky është problemi i madh për t’u debatuar e për t’u zgjidhur. Sipas Zogajt, media ka funksione publike edhe kur është private. “Aq sa varet nga publiku, edhe e formon atë”.

Share: