Home KRYESORE Pro apo kundra pranimit të refugjatëve sirian në Shqipëri?

Pro apo kundra pranimit të refugjatëve sirian në Shqipëri?

Nga Teuta Nunaj
Çështja e pranimit të refugjatëve sirian në vendin tonë është përtej politikës, ajo i takon humanizmit, solidaritet njerëzor, mbrojtjes së jetës.
Shqiptarët ndër shekuj kanë hapur dyer e vatrave të tyre njerëzve në nevojë, pavarësisht nga etnia, rraca apo kombi i origjinës së të ardhurve. Brenda pak më shumë se një shekulli, a nuk pritën paraardhësit tanë armenët, në kohën e genocitit turk; a nuk pritën gjyshërit tanë hebrenjtë në kohën e shfarrosjes masive naziste; a nuk pritën shqiptarët boshnjakët, vllahët, grekët, pa përmendur bashkëkombasit tanë, që nga çamët dhe të fundit kosovarët?
Cili është ndryshimi në këtë rast? A mos vallë jeta njerëzore ndryshon vlerë nga prejardhja apo origjina e tyre?
Share: