Nga Artur Nura
Nese do me pyesnin qe publikimi i pergjimit te deputetes Ermira Mehmeti dhe zv. Kryeministrit Musa Xhaferri eshte me prapaskene politike, pa dyshimin me te vogel do pergjigjesha qartazi se po.
Sipas meje nje mendje e holle, por e ndyre duket se i ka bere mire llogarite ne dem te shqiptareve. Kjo mendje ka gjasa te mos jete shqiptare, por edhe nese shqiptare, qartazi shitur tek interesat politiko-partiake maqedone.
Kjo mendje diallezore, apo zyre sekrete maqedonase, njeh mire psikologjine e shqiptareve te Maqedonise dhe ka parashikuar reagimin e tyre kaq masiv qe solli qartazi percartje te tyre dhe percarje midis tyre.
Kjo mendje me kete situate te ngarkuar emocionalisht ka tentuar te demtoje faktorin shqiptar ne zgjedhjet e ardhshme duke bere llogarite e duhura elektorale.
Shqiptaret akoma nuk po qartesohen se ky publikim nuk eshte i moralshem dhe kurresesi jo ne favor te moralit qe ata pretendojne kur kritikijne, shajne e fyejn protagonistet viktima te ketij skenari.
Po te ishte qellimi i publikimit te ketij pergjimi morali i shqiptareve, do te kishim tashme te publikuar pergjimet qe nxjerin te pafajshem shqiptaret muslimane te rastit Mosntra qe jane akoma ne burgjet e Maqedonise. Por, kete nuk do lejojne te behet kurresesi se, kjo do nxirte qe shqiptaret muslimane nuk jane terroriste islamike dhe as radikale islamike.
Duke publikuar kete pergjim te jetes se dy personave politik dhe publik ata e dinin qe muslimanet shqiptare radikale (kujdes nuk them terroriste kurresesi) do ishin shume aktive duke bere moral dhe fyer maksimalisht keto dy politikane shqiptare dhe padyshim, te tjere do nxiteshin nga iniercia e rastit te njohur me se miri ne shqiptaret e Maqedonise.
Po te ishte qellimi i ketij publikimi i morali, sigurisht qe nuk do te ishte ky pergjimi i publikuar sot, por te tjera pergjime te cilat flasim per afera te verteta korrupsioni milionash edhe politikanesh shqiptare, por ne krye maqedonas qe jane paguar kryesisht nga shqiptaret e varfer te Maqedonise dhe taksat e tyre. Por edhe kjo nuk ka ndodhur e nuk po ndodh, sepse kjo do rriste unitetin e shqiptareve te ndershem dhe jo percartjen dhe percarjen e tyre.
Jane mijera pergjimet ne duar te jo shqiptareve ne Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, por ato nuk publikohen! U publikua ky pergjim i vjeter, sepse vetem kjo do corientonte elektoratin shqiptar dhe te gjithe shqiptaret ne Maqedoni, por edhe ne Kosove e Shqiperi.
Ne fakt, ky corientim con vetem ne dy shenjestra te mire menduara nga mendje te holla (kupto zyra sekrete) por djallezore dhe anti shqiptare.
Njera synon corientimin elektoral te shqiptareve ne zgjedhjet e parakoheshme te qershorit dhe dobesimin e votes ne favor te organizimeve politike shqiptare. Keshtu u be edhe ne organizimet e reja te shqiptareve ne Maqedoni, te cilat sapo filluan te konsolidohen, skema sherbimesh sekrete filluam inskenimet e shkarkimeve apo percarjes se tyre, si e si, qe vota shqiptare to mos kete alternativa serioze politike.
Dhe, shenjestra e dyte synon corientimin fetar te shqiptareve dhe nxitjen e muslimaneve radikale shqiptare (kujdes nuk perdor termin terroriste sic duan ata te besoje Europa se jane shqiptaret) per ti thene botes ja e shikoni, me shqiptaret muslimane terroriste ishte me mire kur i kishin ne jo shqiptaret dhe jo muslimanet nen sundim politik, se sa sot, kur ju i jepni demokraci dhe pushtet…
Por une besoj se shqiptaret si ne Maqedoni ashtu Kosove dhe Shqiperi nuk do te lejojne qe skenare te tille orgurzi te funksionojne ne Maqedoni.
Dy shtetet shqiptare, Shqiperia ne 1912 dhe Kosova ne 2008 qe ne themel u ndertuan nga organizime shteterore laike dhe oksidentale dhe ne fakt kjo i terbon ata antishqiptaret me shume se cdo gje tjeter.
Por Si Miloshevici qe u habit kur NATO dhe perendimi sulmoi me bomba Serbine ortodokse sepse po sundonte me dhune nje popull te tere liridashesh qofte edhe ne shumice musliman dhe me vone ai vdiq ne burgun e hages ndersa shqiptaret jane aletet e vendeve me te medha euatlantike ndersa Serbia edhe sot e kesaj dite flirton me Rusine meme.
Une jam i sigurte qe keto skenare do te deshtojne se Shqiptaria intelektuale nuk do ti lejoje te funsionojne. Jo rastesisht per rastin u pronuncua ambasada e SHBA-ve ne Maqedoni, Aleatit me te madh te te gjithe shqiptareve, ketej dhe andej kufirit.
Shenim: ky opinion eshte bazuar tek nje pronuncim i autorit per Zhurnal.mk