Nga Fadil Maloku
1. Dilema rreth Asociacionit, duhet kuptuar që të gjithë NE se: s’qëndron gjithaq tek (mos)formimi apo jo i Tij! Ngase, Ai edhe ashtu do formohet (!), dilema dhe frika e vetme e: serbëve dhe duket edhe e opozitës kosovare (por, jo edhe Edita Tahirit!), po ndërlidhet me shkallaren e fuqisë apo kompetencave që do t’i ketë ky Asociacioni (Zajednica)!
2. Serbët lokal, me abstenimin apo edhe refuzimin e tyre këmbëngulës gati dy dekadësh e dëshmuan haptas: jolojalitetin ndaj “shtetit të Kosovës”. ATA, me fajin tonë dhe synimin e tyre i krijuan veti hapësirë të mjaftueshme për të realizuar (gjoja!) entitetin (jo vetëm kombëtar, se ai po rindërtohet nga vetë shteti Serb!) e një lloj veçantie: subkulturore, subshtetërore, subautonomiste. Synimi i tyre dhe shtetit Serb (s’ka dilema më!) është që përmes Asociacionit ta materializojnë këtë shtetësie, e pse jo edhe Republike (në të ardhmën) në kuadër te Kosovës!
3. Thënë, edhe me thjesht: Asociacioni, për pushtetarët e Kosovës dhe serbet lokal do mbetet një “fushëbeteje” permanente, ku do të thyhen shtizat e shkallares se shtetësisë serbe brenda Kosovës. Në këtë proces Serbia në Bruksel, de facto (por, akoma jo edhe de jure) arriti mjeshtërisht të “problematizojë” të drejtat e serbëve kosovar, duke i mbajtur dhe ushqyer me shpresën e: federalizmit, konfederalizimit, bile edhe të ndarjes së Kosovës. Tani asaj i nevojitet vetëm t’i legalizoj dhe legjitimoj këto të “drejta” gjoja të munguara për serbët kosovar (!) përmes mekanizmit të Asociacionit, (alias:”Kalë Troje”) i cili në të ardhmen Kosovës (as që diskutohet!) do i sjell shumë telashe të natyrës: politike, competitive dhe sosh të sigurisë dhe stabilitetit…,Pra, edhe ndarjes!