Home KRYESORE Rama “ngatërron” e-mail: Përgjigja që merr po thyen rrjetin!

Rama “ngatërron” e-mail: Përgjigja që merr po thyen rrjetin!

I dashur Edi,

E shoh qe te kam lene dy dite duke pritur para kompjuterit me zemer ne dore. Me fal, po s’ka internet ne shtepi vellai. As Iphone. Mezi gjej leket per internet kafe..

Gjithsesi e lexova emailin dhe kam pershtypjen se e ke nisur emailin ne adresen e gabuar. Une jam Mateoja qe eshte nxenes i mire, ai qe i ka notat e mira. Eshte Mateoja tjeter ai qe te duhet ty. Ai qe zihet dhe perfundon ne komisariat 2 here ne jave, cdo jave. Ai mund t’i coje reformat perpara bashke me ty.

Une s’te duhem per asgje. Jam thjesht nje nxenes i mire, qe marr ca nota te mira dhe qe ne fund do te perfundoj kamarier me diplome.

S’bej dot reforma une ashtu sic i do ti. Se ti per reformat te duhet nje si Ilir Beqaj apo Arben Ahmetaj, dmth duhet nje cun i shkathet.

Po edhe deputet nuk behem dot se s’kam cilesite e duhura, e ke parasysh? Une Italine, Hollanden, Belgjiken i njoh vetem ne harte. Dhe “miellin” e di akoma se eshte produkt ushqimor. Une edhe nje here qe isha aplikant i vetem tek Zyra e Punes per duartrokites kongresi, me thane qe kisha dale i dyti. Se s’kisha eksperiencat e duhura, s’kisha qene asnjehere ne fushate.

Keshtu qe me ler mua dhe merr ate Mateon tjeter. Se ai e di mire ku bie Italia, Hollanda, Belgjika. Di ca eshte mielli, ca eshte bari, si zberthehet “vegla”, si vidhet nje banke, si i shpetohet shtetit qe mos te kapi kur vjedh. Ai eshte tamam cun i shkathet. Ben fiks per ate pune qe te duhen ty…per reformat e gjenerates tjeter.

Une do te mbaroj shkollen dhe, shpresoj ishalla deri atehere t’ju jete rritur cik rroga kamariereve, dhe do te filloj kamarier. Po s’iu eshte rritur rroga kamariereve, do ta provoj njehere ne call center. Po s’doli gje as aty, me keto cilesi qe kam une dhe me 10-at qe kam ne diplome, i bie qe te mbetem pa pune. Keshtu qe do te provoj nje here fatin ne Gjermani. Se aty kam dhe babain dhe vellain e madh. Se qe ta dish ti, ne na ndjek budallalliku si familje. Dhe ata kane qene budallenj si puna ime, lexuan gjithe jeten, moren 10-a ne shkolle dhe ne fund perfunduan ne kamp refugjatesh ne Gjermani. Edhe une do t’i ndjek pas.

Keshtu, keshtu Edo. Po te duhet adresa e atij Mateos tjeter, me thuaj te ta nis. Ai nuk te vonon shume me pergjigjet se ka Iphone 7S. Pergjigjet menjehere.

Me shkruaj po te duhet.

Te fala

Mateo

Share: