Home KRYESORE Reforme konsensuale ne Drejtesi, apo zgjedhje te parakoheshme?

Reforme konsensuale ne Drejtesi, apo zgjedhje te parakoheshme?

Nga Artur Nura

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë e ka percaktuar si të shkëlqyer punën që ka bërë Komisioni i Venecias per draftin e Reformës në Drejtësi.

Për Top Channel, diplomatët amerikanë thanë se Komisioni i Venecias, në raportin e tyre përfundimtar kanë ofruar udhëzime të qarta dhe kanë lënë vetëm një çështje qartësisht politike, atë të shumicës së cilësuar, në duart e udhëheqësve politikë të Shqipërisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara keshtu thekson se, tani është koha që politikanët të ndërmarrin hapat e fundit drejt përfundimit të Reformës në Drejtësi.

Duke mos lene hapesire shmangie nga pergjegjesite, deklarata e Ambasades amerikane mbyllet duke “sugjeruar” qe ndryshimet e mëtejshme duhet t’i përmbahen raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Kete situate sic po ndodh rendom se fundi, nuk mund ta linte ti ikte nga duart kryetari i Kuvendit, Ilir Meta qe në një konferencë për shtyp, duke komentuar deklaratën e Edi Ramës se ka një plan B për reformën në drejtësi nëse ajo nuk miratohet nga opozita, tha se në mendjen e tij ka vetëm një plan.

“Mund t’iu them se ekziston që në fillim në mendjen time vetëm një plan, për miratimin e reformës dhe për miratimin e saj sipas standardeve të Komisionit të Venecias. Plane të tjera çdo forcë politike mund të ketë, por unë mendoj që të gjitha energjitë pozitive duhet t’i përqendrojmë te ky plan. Nuk është koha për t’u zhvendosur nga përpjekja për ta materializuar këtë reformë, sepse është bërë një punë e madhe, është bërë punë shumë e madhe. Ka përpjekje për të krijuar tensionime të panevojshme me çështja të cilat nuk janë përparësia kryesore e vendit, por unë besoj te përgjegjësia e të gjithë aktorëve politikë, tani të përqendrohemi këtu.

Besoj se interpretimi i Opinionit të Venecias është i qartë edhe për çështje të caktuara apo të ndërlikuara, por e nënvizoj edhe një herë; edhe në rast se nuk arrijmë dot të kemi një lexim apo një interpretim të njëjtë të aktorëve politikë apo parlamentarë, atëherë do t’i kërkojmë asistencën Misionit EURALIUS apo edhe të OPDAT-it për të bërë një lexim përfundimtar të opinionit të Venecias për ato çështje ku kemi lexim të ndryshme. Por për shumicën e çështjeve besoj se të gjithë jemi të dakordësuar,”  – tha Meta.

Duket qarte se dy aleatet e qeverisjes pavaresisht vullnetit me te forte te pushtetit qe i mban bashke ne qeverisje, po levizin ne drejtime te ndryshme politike. Veprimtaria diplomatike parlamentare e Ilir Metes ka shqetesuar ne menyre te vecante ministrin e jashtem Ditmir Bushati. Sipas nje artikulli te EuroAsia Review, ky i fundit ne viziten e fundit ne SHBA ka lartesuar figuren e Edi Rames dhe “njollosur” ulur ne maksimum ate te aleatit te tij ne qeverisje, Ilir Meta!

Ky lajm eshte ribotuar edhe nga disa portale shqiptare, por edhe pse le dyshime per tu besuar plotesisht, padyshim qe ka te verteten e tij. Ilir Meta pas thashetheneve politike per pamundesine e nje vizite te tij ne SHBA, jo vetem qe shkoi zyrtarisht ne vendin dhe aleatin me te fuqishem te shqiptareve, por si kurre me pare, po vepron si nje minister i jashtem parlamentar.

Diplomacia parlamentare e Ilir Metes duket se po godet ne dy plane “thashemxhijte” politike kunder tij. Ne planin e brendshem Ilir Meta po bind opinionin se thashethemet per te ndaj aleateve te huaj jane te stisura. Ndersa nga ana tjeter duket se ai ka gjetur keshilltarin e duhur. Meta duket se po bind aktoret nderkombetare se maturia e tij politike duhet vleresuar dhe se eshte domosdoshmeri ne Shqiperi jo vetem per te mbajtur ne kembe pushtete qeverisese, por edhe garanci per realizimin e vullneteve te tyre gjeopolitike.

Duket qarte qe faktori nderkombetar ka filluar te bindet se maturia politike e kryeministrit Edi Rama nuk eshte e njejte me ate te aleatit te tij Ilir Meta. Ata filluan ta shquanin mungesen e maturise politike te Edi Rames me armet kimike sapo u be kryeminister me ndihmen e domosdoshme te Ilir Metes dhe duket se, do binden plotesisht me realizimin ose jo te Reformes ne Drejtesi ndajbte ciles si me armet kimike jane investuar shume.

rama veliaj meta topiReforma ne Drejtesi duket qe do qartesoje me shume se opinionin publik dhe nderkombetaret per aleancen qeverisese Rama – Meta, vete ata te dy. Nese do aprovohet Reforma ne Drejtesi me vullnet konsensual sic ka deklaruar Ilir Meta qartazi dhe jane shprehur edhe ambasadoret, apo do shkohet drejte zgjedhjeve te parakoheshme nuk do te na duhet shume kohe ta mesojme. Duhet vetem pritur! Topi eshte ne fushe te kryeministrit.

Share: