Home KRYESORE Sa “keq më vjen” për zotin Rexhep Taip Erdogan !

Sa “keq më vjen” për zotin Rexhep Taip Erdogan !

Nga Artan Fuga

Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në Turqi ka mbyllur gazetën ikonë “Zaman” duke e mësyrë me polici dhe forca ushtarake.

Lexuesit dhe gazetarët, rinia kanë dalë në shesh dhe rrezistojnë për lirinë e medias, të shtypit.

Po u zhduk dhe u rrudh ajo liri, merr fund cdo gjë, degradimi prek fundin e vet. Nuk thotë kot amendamenti i parë i kushtetutës amerikane pak a shumë që asnjë rrethanë dhe asnjë ligj nuk mund ta cënojë atë.

Imagjino se cfarë duhet të kishin bërë studentët dhe pedagogët shqiptarë sot!!!

Mua më “vjen keq” vetëm pse zoti Erdogan ekspozohet ndaj kritikave të perëndimorëve duke sulmuar redaksitë e gazetave kundërshtare me polica e dhunë.

Po hajdeni more zotëri i nderuar këtu te ne sikurse vinte presidenti Lula në shkollën e partisë…

Di ca metoda “shkolla e partisë” që pa policë, e çak e bam, e bën median konformiste si dele, e zbuuuuut, e censuron pa e kuptuar fare duke e anestezuar, e bën adhuruese të pushtetit, e bën militante të qeverisë, fluger që ndryshon nga fryn era e pushtetit, uuuuuu, ju jep qofte me mish derri, u ruan shtëpitë, ju ushqen çiliminjtë, bagëtitë ua shumon…

Hajde more zoti President i Turqisë dhe merr përvoja tonat, ka plot në këto vjet tranzicion…

Ka ikur koha e pushtetit të mbajtur me policë, tani pushteti mbahet duke menaxhuar kritikën ndaj pushtetit. Pse kot ka thënë Markyz se kritika e pushtetit është integruar në pushtet, në kohët moderne?

Uuuuu sa ka zanati zotëri i nderuar Rexhep Taip Erdogan!

Madje unë guxoj t’Ju them se në këtë kontekst, atje ku ka sherr mes policëve dhe gazetarëve e lexuesve, pikërisht atje ka liri mediash, sepse në ca vende ku nuk ka asnjë tension mes mediave dhe qeverisë, kjo është shenjë e keqe dhe jo e mirë për lirinë e shtypit.

E dinë këtë ata që bëjnë raportet për “gazetarët pa kufij”, ambasadat e huaja, delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, apo nuk e dinë dhe ja fusin kot, duke përdorur parametra të gabuar për të nxjerrë matje të gabuara!!!

Share: