Home KRYESORE Shqiptarët në Maqedoni 47 %?! Ja fusin kot!

Shqiptarët në Maqedoni 47 %?! Ja fusin kot!

Portale te ndryshme shqiptare botojne nje lajm qe e quajnë “e vërteta e madhe”, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 % e popullatës janë shqiptarë, gati shumicë! Sipas tyre nga të dhënat e reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten sllav maqedon, nuk janë as 40 %. Informacioni i referohet publicistit nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare. “Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi sipas portaleve, por a mund te besohet nje gje e tille?! Gjasat janë qe te dali sic thotë populli: një flluske sapuni, ose me thjeshte ja fusin kot! Urtesia popullore i referohet edhe fabulës: një budalla hedh një gurë ne lume dhe gjithë te mençurit i shkojnë nga pas…

Share: