Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili ndoqi mbrëmë debatin për ligjin për mediat online në “Opinion”, dhe pas fteses se moderatorit Blendi Fevziu ndërhyri nëpërmjet një mesazhi.
“Edi Rama prodhoi modelin e analizave online në fb dhe twiter. Edi Rama nuk u censurua nga qeveria Berisha. Edi Rama sot kontrollon çdo tv dhe gazette, por nuk kontrollon median online. Tre modele ka kopjuar Milena: Erdogan, Kim Jong, Ifanin” shkruajti Spahiu duke shtuar:
“Asnjë portal online s’mund të kufizohet në hapësirë. Ligji shqiptar kërkon të frenojë çdo zë opozitar. Portali nuk është fenomen më negativ se ‘Portokallia’ apo ‘Fiks Fare’. Nëse Bleona Qerreti ishte pa veshmbathje nuk është turp i portalit, por i fenomenit”.
Sipas drejtuesit të AK-së: “Edi Rama ka kopjuar Erdoganin që të mbyllë internetin, facebook-un dhe çdo portal kundra, por çfarë do bëj me portalet që janë regjistruar në SHBA, Itali, Angli.
Milena të tërhiqet sepse kjo luftë po bëhet sepse OSBE publikoi në raportin e mafies shqiptare që Edi Rama pastron 200 milionë euro në SHBA dhe kjo u publikua nga portalet online. Mbyllja e mediave online është fundi i një pushteti” – përfundon Spahiu.