Stop Arrogances!
E papare arroganca e atyre qe premtuan se do jene sherbetore te qytetit, popullit. Veshet e tyre tani jane te zena, Ata s degjojne, s duan te degjojne. Ata kane vesh vetem per sojin qe i rrethon, i ben fresk e temena 24 ore ne dite.
Dhe u be nje kohe e gjate,qe shume te rinj, te shkolluar e me parime, pa asnje perfitim apo projekt, po me projektin e madh te nje qyteti te se ardhmes, i kerkojne ketyre arroganteve te mos prekin te vetmin oaz pemesh e ajri, qe i ka mbetur ketij qyteti te super betonizuar e te shemtuar.
Ej zoteri!/Zonja!
Nuk jeni te perjetshem!
Beni mire detyren e misionin qe keni, pasi neser do te jete shume vone!