Nga Nisma Thurje
Sot perfunduan negociatat me Kryetarin e Bashkise per sa i perket ceshtjes se tarifave te cilat Bashkia kishte miratuar ne dt.30 dhjetor me vendimin nr.59. Negociatat erdhen si rrjedhoje e dy protestave te organizuara nga Nisma Thurje pergjate javes qe shkoi me komunitetin e biznesit.
Bashkia u terhoq duke anulluar muajt Janar edhe Shkurt, te cilat do te paguhen me tarifat e vjetra, hequr per te gjitha kategorite e bizneseve taksen e pastrimit te tavolines e parashikuar prej 2500 lekesh te reja ne muaj si edhe duke ndryshuar zonat per tarifen e hapesires publike ne favor te biznesit, perkatesisht duke ngushtuar vetem ne bllok dhe bulevard zonen A, duke ngushtuar brenda unazes Zonen B dhe duke zgjeruar zonen C ne te gjithe hapesiren e mbetur. Ky propozim do i shkoje Keshillit Bashkiak!
Edhe pse jemi te kenaqur me faktin qe se bashku me qytetaret e detyruam Bashkine te terhiqej, ne nuk jemi te kenaqur me kete rezultat!
Perseri biznesit i duhet te paguaje tarifa te larta dhe ne disa raste te paperballueshme. Per kete arsye, beteja jone zhvendoset ne Keshillin Bashkiak. Ne do ti informojme dhe lobojme por kjo pune kerkon perfshirjen e gjithsecilit prej atyre qe preken nga mbitarifimi.
Cdokush prej jush qe ben biznes dhe njeh nje Keshilltar, ta takoje dhe ta informoje per kushtet e biznesit. Per xhiron qe keni dhe taksat qe paguani. Tregojini se tarifat nuk jane te drejta dhe se deshtimi i biznesit tuaj nuk bie asnje perfitim per qytetin. Tregojuni se vota e tyre nuk mund te jete thjesht nje krah qe ngihet me urdher te kryetareve por duhet te perfaqesoje vullnetin e qytetareve qe i kane votuar.
Keshilltaret jetojne mes nesh. Pine kafe ne lokalet ku ju punoni, blejne ne dyqanet tuaja dhe jetojne ne lagjet tuaja. Foluni dhe bindini qe te votojne per ju ashtu sic ju votuat per ta!!! Nese Bashkia u terhoq, edhe ata mund te terhiqen!!!