Home KRYESORE Të kthehen gjërat në vendin e vet ne Kosove

Të kthehen gjërat në vendin e vet ne Kosove

Nga Ekrem Kryeziu

Në saje të kontributit të një mikut tim në rrjetin shoqëror, pata rastin të shoh faksimilin e një raporti të botuar në gazetën ditore për mbledhjen e OTH të LKJ-së në Institutin Albanologjik të Prishtinës pas demonstratave të 1981-tës. Nuk kam pse mos t’i besoj atij raporti ku Ibrahim Rugova propozon masë ndëshkimi për Rexhep Qosjen, madje edhe Rexhep Qosja vetë ia propozon vetes po atë masë.

Ky faksimil më shtyri të bëj tipologjinë e njerëzve publikë të asaj kohe të diktaturës.

Them se dallojmë katër tipa njerëzish:

1. Komunistët kosovarë të pushtetit;
2. Spiunët e fshehtë të sigurimit ndër shqiptarët e Kosovës;
3. Inteligjencia komuniste kosovare;
4. Adem Demaçi me shokë.

Dy kategoritë e para janë faqja e zezë e Kosovës dhe e vetes. Ata kanë djegur urat për t’iu kthyer komunitetit të vet, me denoncimet e krimet e bëra.
Kategoria e tretë e ka vijuar edhe ekzistencën, edhe veprimtarinë me shpresë se do të ndërrojë fati ynë.

Dhe këta nuk kanë bërë krime!

Ndërkaq Adem Demaçi me përballjen kurajoze kundër diktaturës ishte inkurajimi i vetëm moral për inteligjencien se ëndrra e shqiptarëve nuk shuhet kurrë.

Nuk është mirë të zhduken sot dallimet në mes këtyre kategorive. Për fat të keq opinioni ynë ka shlyer shumë vija dalluese: të barabartë i sheh sot karakteret më të errëta dhe njerëzit normalë, spiunët dhe patriotët, zhvatësit dhe të zhvaturit, dhunuesit dhe të dhunuarit.

E pra, të paktën sipas Renė Girard-it, për një komunitet nuk ka rrezik më të madh se shlyerja e dallimeve.

Share: